Pesë të vdekur në Kosovë, 445 raste të reja me COVID-19

Pesë të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkaq, janë shënuar edhe 445 raste të reja nga 2,570 testime, njofton IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 39 raste, Pejë 37 raste, Prizren 29 raste, Gjilan 24 raste, Ferizaj 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 12 raste, Rahovec 8 raste, Kamenicë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Graçanicë 3 raste, Deçan 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Viti.

Reklama