Përurohet këndi i lojërave për fëmijë në shkollën “Bekim Sylka”

Kryetari Smajl Latifi dhe drejtoresha e Kulturës Bjondina Kleqka kanë përuruar sot këndin e lojërave për fëmijë në shkollën “Bekim Sylka”.

Kryetari Latifi ka thënë se do të ketë investime të tjera për të krijuar kushte ku të vegjëlit mund të kalojnë kohën me lojëra në ambiente të jashtme.

Latifi ka shkruar:

Mënyra e rritjes së suksesit në edukimin shkollor të fëmijëve mundësohet duke iu siguruar atyre një kohë të mirë në pushime dhe kohën jashtë orarit të shkollës. Në këtë aspekt, bashkë me drejtoreshën Bjondina Kleqka, jemi kujdesur që të bëjmë një investim për fatosat e vegjël të shkollës “Bekim Sylka” por edhe për fëmijët e lagjes, të cilin e përuruam sot, ku është bërë rregullimi i këndit të lojërave për fëmijë  dhe parku rekreativ “Bekim Sylka”.

Më shumë sesa mbështetje, një investim i tillë tregon se qeverisja jonë është e përkushtuar të krijojë mjedise të tilla, ky nuk do të jetë projekti i vetëm, pasi që DKRS do të bëjë edhe të tjera investime në infrastrukturë kulturore dhe në kënde të lojërave për fëmijë.

Urime fëmijë, e gëzofshi!

Reklama