Përurohet fusha e re sportive në Kramovik

Sonte u përurua fusha e re sportive në fshatin Kramovik.

Kryetari i Rahoveci, Smajl Latifi, bashkë me zyrtarë të tjerë komunalë kanë qenë prezent në ceremoninë e përurimit.

“Sonte, bashkë me drejtoreshën e DKRS-së, znjsh.Bjondinë Kleqka, drejtorë të drejtorive, drejtorin e shkollës dhe kryetarin e fshatit z. Binak Berisha, e me qytetarë të shumtë të pranishëm, kemi përuruar fushën e bukur sportive në Kramovik. Ky investim i bërë nga Komuna e Rahovecit do të shërbejë si pikë argëtimi, posaçërisht për nxënësit e mësimdhënësit e shkollës si dhe rininë e fshatit”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka shprehur interesimin e tij që të vazhdojë me ndërtimin e terreneve të reja rekreativo-sportive në Rahovec.

“Jemi të përkushtuar që të ndërtojmë sa më shumë terrene rekreativo-sportive në komunën e Rahovecit, pasi që janë të nevojshme për shëndetin e njeriut, si dhe gjallërojnë jetën sportive te të rinjtë. Urime e ta gëzoni, qytetarë të Kramovikut!”, ka shkruar ai.

 

Reklama