Përurohet busti i dëshmorit Mustafë Ibishi

Sot në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit, është zbuluar busti i dëshmorit Mustafë Ibishi te shkolla që mban emrin e tij.

Sot ishte edhe dita e kësaj shkolle, që është një prej arsyeve që është zgjedhur për ta zubuluar bustin e heroit Ibishi.

Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Busti është financuar nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ndërkaq pllatoja nga kompania “Mendi-P”.

Reklama