Personi me të meta mendore nga Prizreni dyshohet se dogji shtëpinë e tij

Mbrëmë u raportua për djegien e një shtëpie në Jeni Mahallë të Prizrenit.

Ndërsa nëpërmjet raportit 24-orësh bëhet e ditur se një person i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Zëdhënësi i policisë së rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se i dyshuari për zjarrvënie është një familjar, i cili dyshohet se është me të meta mendore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i ishte djegur shtëpia e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Reklama