Përparim Krasniqi, shef i Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Rahovec

Drejtori aktual për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, është zgjedhur shef i Shtabit Zgjedhor i AAK-së në Rahovec, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i AAK-së, Smajl Latifi, ka thënë se Krasniqi është një prej njerëzve më punëtorë që i njeh.

Latifi ka shkruar:

Përparim Krasniqi është një nga njerëzit më punëtor që njoh. I angazhuar vazhdimisht në këtë mandat si Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Përparimi ka pasur kontakt direkt me qytetarët në çdo cep të komunës dhe i di më së miri nevojat dhe kërkesat e tyre.

Andaj, ai është edhe Shef i Shtabit tonë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Paçim suksese në këto zgjedhje, Përparim!

Reklama