Përhapet gripi i shpezëve, drejtoria e Bujqësisë del me një njoftim të rëndësishëm

Një njoftim me rëndësi për fermerët shpezëtarë është lëshuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, pas konfirmimit se në Kosovës është duke u përhapur gripi i shpezëve, i njohur me gjuhë shkencore si “Avian Influenza”.

Në njoftim është publikuar një numër telefoni, pa pagesë, dhe 24 orë në shërbim, për të lajmëruar nëse fermerët dyshojnë se mes shpezëve të tyre ka simptoma gripi.

Ky është njoftimi i plotë:

Pas konfirmimit të prezencës së sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë, të gjithë fermerët mbajtës të shpezëve, janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes së sëmundjes tek shpezët e tyre. Po ashtu mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara.

Raportoni në numrin: 0800 111 22 – pa pagesë 24h

Çfarë duhet të bëni si fermerë për t’u mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

– Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

– Mbani shpezët në kushte të mira,

– Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.

– Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

– Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

– Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

– Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,

– Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

– Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

– Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

– H5N8 në Kosovë/AUV me rekomandime për fermerët mbajtës të shpezëve!

Reklama