VV e LDK takohen, por ikin pa treguar se a ka marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë.  Nuk kanë treguar nëse në këtë takim, që mendohej të jetë vendimtari, është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e Qeverisë.

LDK e Vetëvendosje janë kthyer në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshjen për Qeverinë, për formimin e së cilës lideri i VV’së, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt.

Takimi i sotëm kishte nisur në 16:30 në Kuvendin e Kosovës  ka përfunduar para pak çasteve.

Zyrtarët e lartë të dy partive që morën pjesë në takim kanë dalë nga Kuvendi pa folur para mediave, raporton T7.

Në këtë takim kanë hyrë VV’ja duke thënë se nuk e jep pozitën e kryeparlamentarit të cilën e mban Glauk Konjufca. Ndërkaq nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu pak para takimit ka thënë se partia e tij e do pozitën e kreut të Kuvendit.

Reklama