Përfundon puna në dy segmente të rrugës “Ali Hasku” në Rahovec

Drejtori i Shërbimeve Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se ka përfunduar puna në dy segmente të rrugës “Ali Hasku” në Rahovec, me të gjithë infrastrukturën përcjellëse.

Ai ka renditur disa prej punëve që janë kryer në kuadër të këtij projekti.

Krasniqi ka shkruar:

Përfunduan dy segmente rrugore në rrugën “Ali Hasku” në Rahovec!

Janë përfunduar këto punë ⤵️;

▶️ Kanalizimi atmosferik,

▶️ Kanalizimi i ujërave të zeza,

▶️ Uji i pijshëm në tërë lagjen,

▶️ Kubëzimi i dy segmenteve rrugore.

Flasim me punë…!

Reklama