Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati

Në tërësi ishin 29 mijë e 490 vota ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 14 mijë e 939  vota apo 50.6 përqind, njofton Klan Kosova.

Lëvizja Vetëvendosje pos votave të rregullta po prin edhe në këto vota.

Partia Demokratike ka marrë 4 mijë e 997 vota apo 16.9 për qind, LDK-ja ka 2 mijë e 944 vota apo 9.9 për qind, AAK-ja ka 2 mijë e 167 apo 7.3 për qind dhe Nisma Socialdemokrate ka 1 mijë e 33 apo 3.5 për qind.

Reklama