Përfundoi segmenti i ujërave të zeza në lagjen Jupa të Fortesës dhe nis meremetimi i rrugës Celinë-Fortesë

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar sot se ka përfunduar segmenti i ri i rrjetit të ujërave fekale në fshatin Fortesë të Rahovecit, përkatësisht në lagjen Jupa.

Drejtoria ka publikua edhe fotografi nga vendpunimi.

“Përfundoj edhe një segment i rrjetit të ujërave fekale në fshatin Fortesë në lagjen Jupa!”, është shkruar në një njoftim të shkurtër.

Po ashtu, drejtoria ka njoftuar edhe për fillimin e meremetimit të rrugës Celinë-Fortesë.

“Ka filluar meremtimi i rrugës Celinë-Fortesë, nga kompania e kontraktuar. Ky projekt ka për qëllim mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore! Vazhdojmë…!”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

 

Reklama