Përfundoi numërimi i të gjitha votave, nesër rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se në këto momente ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë Kosovës.Ai bëri të ditur se KQZ-ja do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve.

“KQZ-ja do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, teksa falënderoi të gjithë të angazhuarit në procesin e numërimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 14 shkurt.Nga rezultatet prelimenare prin Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Reklama