Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”, nuk ka të lënduar – Video

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi” në mesditën e së dielës.

Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, pasi  thuhet se vozitësi dhe pasagjerët me kohë ishin larguar nga automjeti, njofton policia.

“Në autostradën Arbën Xhaferi, drejtimi Han i Elezit- Kaçanik, është raportuar se një automjet është përfshirë nga flaka, përderisa edhe shkaqet e zjarrit sipas informatave fillestare janë teknike, megjithatë vlerësimi për këtë do të bëhet nga kompetentet”.

 

Reklama