Përfaqësuesi i Qeverisë inspekton punimet e shkollës “Sadedin Hajda”, pritet nga drejtorët rahovecas

Drejtori i Arsimit në Komunën e Rahovecit Avni Morina, bashkë me drejtorin e Gjeodezisë dhe Kadastrit, kanë pritur në një vizitë sot zëvendësministrin e Administratës Publike, Sami Hajdarajn, i cili inspektoi ndërtimin shkollës fillore “Sadedin Hajda”.

Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se zv.ministri është njoftuar për punën e deritanishme në këtë objekt.

Njoftimi i plotë:

Sot ishte në Rahovec për të vizituar objektin në ndërtim të SHFMU “Sadedin Hajda”, zv. Ministri i Ministrisë së Administratës Publike z. Sami Hajdaraj, i shoqëruar me menaxherin e këtij projekti nga kjo ministri z. Blerim Mustafa.

Gjatë vizitës u shoqërua nga drejtori i arsimit z.Avni Morina dhe z. Afrim Oruqi drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit në Rahovec.

Me këtë rast. zv. ministri u njoftua për punën e gjertanishme të bërë në këtë objekt, por nga operatori që po i kryen punimet kërkoi që të shtohet dinamika e punëve me qëllim që objekti të kryhet në afatin e paraparë sipas kontratës.

Reklama