Përçahet VV-ja në Prizren: Asamblisti i kësaj partie i thotë Haskukës ‘Turp të qoftë’

Në seancën e sotme të zhvilluar në Kuvendin Komunal të Prizrenit, asamblisti i Vetëvendosjes, Karanfil Haxhillari, i është përgjigjur ashpër akuzës së kryetarit Mytaher Haskuka.

Haxhillari në foltoren e Kuvendit, e ka quajtur të papranueshëm një reagim të Haskukës, ku deklarata e këtij të fundit thotë se, disa asamblistë të Vetëvendosjes, koordinohen me ata të opozitës për sabotim të projekteve qeveritare, shkruan Periskopi.

Haxhillari i është drejtuar Haskukës, duke i thënë se kjo deklaratë është ‘krejt jashtë logjikës’, sepse asamblistët gjithëherë kanë votuar pro.

Ai tha se të gjitha pikat e rendit të ditës, që tre vjet e gjysmë, asamblistët e VV-së, i kanë votuar.

“Turp të qoftë kryetar. Të sulmosh anëtarët e subjektit tëndë, pasnjë fakt, vërtetë është për të ardhur keq, këta kuvendarë s’i pyete asnjëherë, gjithë pikat e rendit të ditës në Kuvend, janë hedhur pa u konsultuar me grupin e kuvendarëve, kjo akuzë e rëndë, do të trajtohet edhe në organet e partisë”, ka thënë Haxhillari drejtuar Haskukës./Periskopi/

Video e plotë:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226015378270483&id=1216789044

Reklama