Për të gjashtën herë, Petar Petkoviqi kthehet prapa në kufi: Nuk i lejohet të hyjë në Kosovë

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i është ndaluar hyrja në Kosovë, ka bërë të ditur të mërkurën zyra e tij përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, kjo është hera e gjashtë që i ndalohet hyrja në Kosovë, Petkovqit.

“Drejtori Petkoviq ka theksuar se vizita është paralajmëruar me kohë dhe sipas marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Në njoftim thuhet se në agjendë, ai kishte vizitën në dy kisha dhe te një familje e kthyer serbe.

Në fakt, kohëve të fundit nuk janë lejuar vizitat e zyrtarëve në shtetet përkatëse. Para pak ditësh, Serbia nuk lejoi vizitën e disa ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Reklama