Për më pak se një muaj punë, RahoPress-in e ndjekin mbi 5 mijë lexues

Kur ende nuk janë bërë një muaj prejse portali RahoPress ka filluar punën, një interesim i madh për të lexuar artikujt e portalit e ka shënuar muajin e parë të punës.

Dëshmi e këtij interesimi të madh janë 5,000 ndjekësit në Facebook. RahoPress ka hyrë në tregun medial me raportimet për ngjarjet që kryesisht kanë të bëjnë me Rahovecin dhe rrethinën, por duke mos lënë anash edhe lajmet nacionale.

Gjatë kësaj periudhe të punës, portali ka marrë kritika të ndryshme nga lexues të ndryshëm, të cilat ne i kemi vënë në funksion të përmirësimit të punës sonë. Nuk mungojnë as komentet pozitive për punën e bërë.

Megjithëse ende me kapacitete te kufizuara, që nga 1 maji kur ka nisur punën, RahoPress ka arritur që t’i pasqyrojë ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me komunën dhe qytetarët.

Duke falënderuar secilin lexues të RahoPress, stafi zotohet për përmirësim të mëtutjeshëm të kualitetit të punës dhe raportim korrekt.

Reklama