Për Kuvendin Komunal garojnë edhe Hanemshahe Selmancena dhe Ismet Kastrati

Listës së AAK-së për Kuvendin Komunal të Rahovecit i janë bashkuar edhe Ismet Kastrati dhe Hanemshahe Selmancena.

Siç ka njoftuar kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, Kastrati është blegtor që ka kontribuar shumë për fshatin e tij dhe gjithë̈ komunën, si në paqe, ashtu edhe në luftë.

“Meqë ka një afërsi dhe lidhje të ngushtë me komunitetin, ai do të kërkojë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar nevojat dhe interesat e tij në Kuvendin Komunal të Rahovecit”, ka shkruar Latifi.

Ndërkaq, Selmancenën e ka prezantuar si një gjeografe, e cila përvojën e saj do ta vë në shërbim të Komunës së Rahovecit në mandatin e ri qeverisës.

“Si gjeografe, ajo është angazhuar edhe në projekte të planifikimit hapësinor dhe të hartave zonale. Eksperienca dhe profesionalizmi i Hanemshahes do të jenë në shërbim të nevojave të komunës gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës. Ajo po i hyn kësaj gare me plot vullnet për të punuar për qytetin e bashkëqytetarët e saj”, ka shkruar Kryetari Latifi.

Reklama