PËR BALLKANIN DHE PËR NËNËN TIME

Shkruan: Xhevdet BAJRAJ

I lexova lajmet për Ballkanin
bënte shumë ftohtë atje
u ngjita në roof garden 
e nduka një portokall dhe derisa po e qëroja
mendoja për Kosovën
nejse
nuk e kam dertin e luleve të lirisë
ato ish komandantët tanë i kanë marrë
dhe i kanë çuar nëpër shtëpitë e tyre qëmoti

Por nëna ime
a thua nëna ime ka frymë
ka forcë të mjaftueshme
sa për t´i ngritë duart
dhe për t´i ngrohë me hukamën e saj

“KUR QAJNË HARDHITË”, Armagedoni, Prishtinë, 2019