Pensionohet një prej punëtorëve më të mirë të Drejtorisë së Bujqësisë, organizohet ceremoni për të

Drejtoria e Bujqësisë ka organizuar sot një takim falënderues për inxhinerin e Bujqësisë, Selami Mashuku, i cili ka lënë sot këtë drejtori ku ka shërbyer për një kohë të gjatë, pasi që ka dalë në pension.

Mashuku konsiderohet si një prej punëtorëve më të përgjegjshëm që ka pasur dhe ka kjo drejtori.

Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe drejtori Berat Duraku.

“Sot me datën 05.07.2019 është pensionuar punëtori shumëvjeqar i kësaj drejtorie z.Selami Mashuku. Drejtoria e Bujqësisë e ka falemenderuar z.Selami për kontributin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtori të cilën ka punuar dhe shërbyer për shum vite me rradhë. Punëtorët si z.Selami do të mbahen mend si në përkushtim për punë po ashtu edhe në korrektësi dhe kontribut për sektorin e bujqësisë. Bacës Selami i dëshirojmë shëndet të mirë si dhe pension të mbarë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë. /RahoPress/

Reklama