Pastrohet deponia inerte në rrugën Rahovec-Malishevë

Drejtori për Sherbime Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se dje është pastruar një deponi me mbeturina inerte në rrugën Rahovec-Malishevë.

Ai ka thënë se është prioritet i Komunës së Rahovecit mjedisi i pastër dhe ekoogjik.

Krasniqi shkruan:

Komuna e Rahovecit, gjithnjë prioritet do ta ketë mjedisin e pastërt dhe ekologjik.
Pamjet më poshtë tregojnë pastrimin e deponisë ilegale nga mbeturinat inerte që ishin në rrugën rajonale Rahovec – Malishevë.

Java dhe ditët në vazhdim do të jenë prioritet nga DSHP që si institucione do të kujdesemi çdo ditë në eleminimin e të gjitha deponive ilegale në territorin e komunës së Rahovecit.

Reklama