Pastrohen nga barishtet varrezat e Xërxës

Për shkak të shpërthimit të vegjetacionit, nga barishtet janë mbuluar edhe varrezat në lokacione të ndryshme nëpër Rahovec.

Drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se sot nga barishtet janë pastruar varrezat e fshatit Xërxë.

Ai ka thënë se komuna do të përkujdeset vazhdimisht për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

“Çdo ditë, do të kujdesemi në mirëmbajtjen aktive të hapësirave publike. Pamjet e sotme janë në pastrimin e varrezave civile në fshatin Xërxë! Vazhdojmë…”, ka shkruar ai.

Reklama