Pasojat e vërshimeve, Komuna vazhdon përpjekjet për sanimin e dëmeve

Drejtori i Shërbimeve Publike Përparim Krasniqi ka njoftuar se Komuna, bashkë me KEDS-in, është duke bërë përpjekje edhe sot që të mënjanojë problemet që kanë sjell vërshimet e shumta në territorin e Rahovecit.

Ai ka thënë se pastrimet po vazhdojnë edhe sot.

“Vazhdojnë pastrimet edhe sot! Në bashkëpunim me KEDS-in, jemi në fshatin Zatriq duke e bërë pamundur rikthimin e energjisë pas prishjeve të shumta që kanë ndodhur gjatë vikendit!”, ka shkruar Krasniqi.

Reklama