Pas të nxehtit të madh, tani Evropa kërcënohet nga stuhitë e fuqishme

Pas valës së fuqishme të nxehtësisë tropikale që përfshiu Evropën, sot në disa pjesë priten rrebeshe të fuqishme shiu dhe shtrëngata të fuqishme si pasojë e një cikloni i cili do të pozicionohet në Skandinavi dhe me frontet e tij do të përfshijë disa pjesë të Evropës perëndimore e posaçërisht asaj qendrore.

Bashkë me sistemet frontale do të depërtojë edhe ajri më i freskët nga Atlantiku verior.

Rrebeshe të izoluara por të fuqishme priten edhe në disa pjesë të Spanjës dhe Francës, vende këto që u goditën më së ashpëri nga i nxehti afrikan. Rrebeshe shiu priten në Zvicër, disa pjesë të Italisë veriore, Gjermaninë jugore dhe juglindore, pastaj në Austri, Poloni, Çeki, Sllovaki etj. Në disa pjesë të këtyre zonave priten edhe shtrëngata të fuqishme me breshër dhe bubullima masive.

Janë këto shira të cilat do të freskojnë pak motin në këto rajone të goditura nga i nxehti ekstrem afrikan ditëve të kaluara.

Reklama