Pas Latifit, edhe kandidatët e AAK-së për asambleistë fitojnë shumicën e votave nga diaspora

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me postë për partitë dhe asambleistët që garuan për Kuvendin Komunal të Rahovecit, me 17 tetor.

Edhe në këtë garë, si në atë për kryetar, ka fituar AAK.

Kandidatët për asambleistë nga AAK, kanë arritur që të marrin 84 vota, ata nga VV 74, nga LDK 63 si dhe nga PDK 9 vota.

Pas numërimit të votave me postë, do të numërohen votat me kusht, proces i cili ka nisur sot.

Reklama