Pas kërkesave të Latifit dhe Durakut, zgjatet afati për aplikim për subvencione në Rahovec

Pas kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatje të afatit për aplikim për Pagesa Direkte, drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, ka njoftuar se ka pranuar konfirmimin nga Ministria e Bujqësisë për zgjatje të afatit për aplikim deri me 11.10.2021, ora 16:00.

“Me këtë afat besojmë fuqishëm se të gjithë fermerët do të kenë mundësi që të kryejnë aplikimin për pagesa direkte për vitin 2021. Po ashtu njoftojë fermerët se orari i punës edhe për këtë periudhë do jetë deri në ora 18:00, e poashtu edhe dita e shtunë do të jetë ditë pune”, ka thënë Duraku.

Si drejtor i Bujqësisë, ai ka thënë se që prej marrjes së detyrës ka qenë gjithmonë në shërbim të fermerëve dhesë  do të vazhdojë të ju qëndrojë pranë të gjithëve pa dallim.

Reklama