Pas ftohtit e borës, Pranvera e vërtetë po duket në horizont

Gati e tërë Evropa kontinentale, madje edhe shumë vise bregdetare po luftojnë me acarin Arktik këto netë për ti mbrojtur vreshtat, pemët dhe kulturat tjera bujqësore nga acari e fuqishëm Arktik.

Acari ka arritur edhe në pjesën më të madhe të Ballkanit, ndërsa kulminacioni i acarit është para nesh, pra natën dhe mëngjesin e ardhshëm, ngase parashihet kthjellim i motit. Gjatë natës dhe mëngjesin që po e përcjellim kishim vranësira që na mbrojtën nga acari i fortë në shumë vise në Kosovë, por nata që po vjen pritet të jetë e kthjellët dhe me rrezikshmëri më të lartë për acar.

Nesër rritje e temperaturave ditore, por ende mbetet freskët, ndërsa për fundjavë pranverë e vërtetë. Masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu pritet të depërtojnë në Ballkan duke dëbuar ajrin e ftohtë Arktik. /Meteoballkan

Reklama