Sot në Kosovë do të mbajë mot me diel.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri 35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.
“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm e stabil. Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës”, është thënë nga Instituti.