Pas aksionit të policisë kundër kontrabandës, në Mitrovicë të Veriut bllokohen rrugët

Një aksion i policisë së Kosovës është zhvilluar në veri të Mitrovicës dhe qytetarët u mblodhën dhe bllokuan një rrugë atje.

Aksioni i Policisë që raportohet se po bëhet në një barnatore ka të bëjë me mallrat ë kontrabanduara.

Policia ka njoftuar se ka nisur aksion në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut kundër kontrabandës.

Sipas policisë, operacion në disa lokacione në vend po zhvillohet kundër kontrabandës me mallra.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në kumtesë.

“Në këtë operacion policor i cili është ende duke vazhduar janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor”.

“Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”.

Reklama