RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Parashikohet dimër i vështirë sivjet, Qeveria paralajmëron masa e subvencionim për këto kategori

    31/07/2022 - 15:23
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë filluar përgatitjet për marrjen e disa masave për t’u përballur me krizën energjetike, e cila e bën të paprashakiueshëm situatën gjatë dimrit. Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, tha se shpejt pritet t’i publikojnë masat, disa nga të cilat i përmendi.

    Fillimisht, Rizvanolli përmendi disa shtete dhe mundësinë e bashkëpunimit me to “për të mundësuar përfitimin e energjisë me kushte më të mira gjatë muajve të dimrit”.

    Rizvanolli po ashtu paralajmëroi subvencione për disa kategori të qytetarëve, përveç shtresave të varfëra.

    “Përveç kësaj, do të marrim masa të shpejta të rritjes së efiçencës së energjisë duke përfshirë këtu edhe subvencione që shfrytëzojnë burime të tjera për ngrohje, jo energji elektrike, mirëpo edhe shtresat më të varfëra për t’u siguruar që ato kanë mundësi që ta mbajnë shtëpinë ngrohtë gjatë dimrit”, tha ajo.

    Ministrja foli edhe për çmimin e lartë të peletit. Ky produkt, Rizvanolli tha se do të përfshihet në ligjin të cilin po e përgatit Qeveria, e ku do të vihet një tavan si me rastin e produkteve të naftës.

    “Sa i përket çmimit të peletit, e kemi parasysh situatën në treg. Kemi një rritje të çmimit e cila vjen si pasojë e rritjes së çmimit të importit. Këtu jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe peleti do të përfshihet në ligjin që parashihet për përcaktimin e çmimeve tavan”, tha ajo.

    “Përveç kësaj, do të shohim edhe mundësi të tjera të bashkëpunimit me sektorin privat, me prodhuesit vendorë të peletit për të parë nëse mund të rritet prodhimi”, shtoi Rizvanolli.

    Do të fillojmë një fushatë të luftimit më të rreptë të vjedhjeve të energjisë të cilat na kushtojnë me dhjetëra miliona si shtet, u kushtojnë konsumatorëve përfundimisht, sepse paguhen nga faturat e konsumatorëve.

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.