Parashikohen reshje bore e zbritje temperaturash për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin i cili parashihet të jetë nesër në Kosovë.

IHMK-ja thotë se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe ftohtë.

“Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, “Prishtina Weather”, parashikon se nga dita e diel, kur parashihet të ketë erëra mesatarisht të fuqishme nga veriu, pritet përmirësim dhe vlerat do të zbresin në të mira.

5.01 – Ftohtë dhe me erë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohë pas kohe reshje të dobëta bore.

6.01 – Ftohtë, kryesisht me vranësira.

7.01- Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.

8.01- Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.

“Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diele mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s. Megjithëse nesër do të pësojë rënie të lehtë, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale”, përfundon PW.

Reklama