Parashikimi i motit pjesën e mbetur të Korrikut

Në rajonin tonë sipas ecurive më të fundit sinoptike nuk do të ketë valë esktreme nxehtësie sikur në Evropen perëndimore. Normalisht, do të kemi ditë të nxehta dhe me mjaft zagushim, me temperatura mbi 30 gradë celsius por e tëra do të jetë tërësisht brenda suazave normale për periudhën kohore në cilën gjendemi.

Më së nxehti në rajonin do të jetë pikërisht në Shqipërinë bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore dhe rajonet përreth por edhe atje nuk priten shfaqje ekstreme të nxehtësisë sepse edhe rajoni ynë edhe Shqipëria do të gjendemi në periferinë e masave të nxehta ajrore që do të përfshijnë Evropën.

Gjithashtu nga fundjava e tutje në drejtim të rajonit tonë do të depërtojnë edhe masa jostabile ajrore të cilat do të kushtëzojnë mot jostabil me rrebeshe të pasditeve me vetëtima dhe bubullimë. Kjo vlenë më së shumti për Kosovën dhe pjesërisht edhe për viset kontinentale të Shqipërisë. Edhe Bregdeti mund të preket shkurtimisht.

Pra, deri për fundjavë na pret mot kryesisht i thatë, me diell dhe vranësira të herëpashershme, kurse nga fundjava e tutje do të mbetet nxehtë, por do të kemi edhe destabilizim e atmosferës me rrebeshe të shpeshta shiu pasditeve të cilat do të shoqërohen me vetëtima dhe bubullimë.

Sa i përket muajit Gusht nuk mund të themi asgjë nga tani sepse të gjitha opcionet janë të hapura./Meteoballkan

Reklama