Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, përgjatë maleve parashihen vranësira të mesme, por pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohorë prej 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatë.

Reklama