Paraqiten vranësirat e para në rajon, pas të nxehtit përvëlues

Në veri të Mali të Zi, Bosnën lindore dhe Serbinë jugperëndimore kemi celulat e para të vranësirva Cumulus dhe Cumulonimbus të cilat edhe janë zhvilluar dhe po kushtëzojnë rrebeshe të izoluara por të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Tendenca për zhvillime të izoluara ka edhe në disa rajone në Kosovë, posaçërisht në veri dhe veriperëndim të vendit dhe nuk duhen përjashtuar edhe rrebeshe shiu kryesisht në viset kodrinore-malore.

Temperaturat shumë të larta dhe çdo depërtim i mundshëm i ajrit jostabil shkakton destabilizim të atmosferës. Përndyshe në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës vazhdon mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Reklama