Paralajmërimi i Zllanogës: Edhe Gjykata Supreme do të vendosë si KQZ-ja e PZAP-i

Aktivisti i shoqërisë civile nga komuna e Rahovecit, Betim Zllanoga, ka dhënë një mendim të tijin në Facebook, pas vendimit të PZAP për moscertifikimin e disa prej kandidatëve të partive të ndryshme për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

Zllanoga ka thënë se nëse KQZ do të vendoste sipas propozimit të Zyrës për Certifikim të Partive Politike, të cilën e udhëheqë Ylli Buleshkaj, do të bënte shkelje, prandaoj ai ka thënë se vendim të njëjtë sikur të KQZ e PZAP, do të marrë edhe Gjykata Supreme.

Zllanoga shkruan:

Pertej faktit nese eshte i drejte apo jo vendimi i gjykates kushtetuese, nje student i vitit te pare ne fakultetin juridik e dine qe KQZ do bente shkelje kushtetuese nese do te vendoste sipas rekomandimit te Yll Buleshkaj, pra jo shkelje ligjore por shkelje kushtetuese.

Gjykata supreme poashtu do e konfirmoje vendimin e PZAP, sepse vendimet e gjykates kushtetuese jane obliguese per te gjitha instancat e gjyqesorit. Kaq e thjeshte eshte kjo pune.

Reklama