Paraditja e nxehtë, pasditja mund të sjellë stuhi shiu e breshri

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Pas një paraditeje kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë, pasdite në disa pjesë të Kosovës mund të ketë zhvillime fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Kjo vjen si pasojë e një fronti të dobët të ftohtë ajror i cili sipas analizave më të fundit mund të shkaktojë destabilizim të atmosferës.

Edhe në Shqipëri nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në veri të vendit mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në pjesën më të madhe të territorit të Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa pasdite në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa në Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot jostabil, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Në viset kontinentale priten vranësira të herëpashershme.

Në Kosovë nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell por edhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.

Pra fronti do të ndikojë në ulje të lehta të temperaturave me përjashtim të bregdetit dhe Ultësirës perëndimore ku pritet të vazhdojë moti i kthjellët dhe mjaft i nxehtë. /Meteoballkan

Reklama