Paraburgosen babë e bir në Prizren, rrahën një nxënës në klasë

Babë e bir në Prizren janë lënë në paraburgim për 30 ditë për shkak se dyshohet që kanë sulmuar një nxënës të mitur derisa ishte në mësim.

Me datën 9 mars A.O dhe M.O në orët e mëngjesit shkojnë në shkollën fillore të fshatit Caparc dhe godasin me shuplaka të miturin, i cili kishte pasë një mosmarrëveshje me vajzën e të pandehurit A.O, njofton Klan Kosova.

Lëndimet e shkaktuara të viktimës janë konstatuar edhe në raportin mjekësor.

Gjyqtarja e procedurës, Shpresa Emra, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 08.04.2021.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse ky rast janë acaruar edhe marrëdhëniet e të dyja palëve dhe se janë traumatizuar të gjithë nxënësit dhe personeli arsimor në atë shkollë.

“Kjo le për të besuar se me lënien e të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ku mund të shkaktohen pasoja edhe më të mëdha, e për më tepër kur merret parasysh fakti se të pandehurit, të pajisur me armë kanë shkuar për kryer këtë vepër penale”.

Reklama