Pamje të rënda nga rrahja në Gjakovë, intervenimi i policisë dhe grushtet e të dyshuarve – Video

Pas publikimit të videos së rrahjes mes disa personave që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Gjakovë, kanë dalë edhe pamje tjera nga ky rast.

Në video shihet ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën mirëpo pavarësisht intervenimit të dyshuarit nuk ndaleshin duke u rrahur.

Policia nëpërmjet një deklarate për Indeksonline kishte thënë se rasti i rrahjes ka ndodhur me 28 korrik në orën 03 e 58 minuta në rrugën “Hysni Dobruna” saktësisht në furrën “Parku i Lirisë”, shkruan Indeksonline.

“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët janë shoqëruar për në stacion policor”, kanë thënë në polici.

Mirëpo pas intervistimit me urdhër të prokurori të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Reklama