Pamje shqetësuese, fermerët rahovecas edhe sot maltretohen për mungesën e noterit në komunë

Edhe sot, bujqit rahovecas po maltretohen në radhë të gjata, duke pritur para noterisë në Prizren për marrjen e deklaratës nën betim për të aplikuar për subvencione.

E gjitha kjo po ndodh për arsye se Ministria e Drejtësisë, ende nuk e ka zgjidhur çështjen e noterëve, duke e lënë komunën e Rahovecit pa një noter për dy vite.

RahoPress ka publikuar pamjet nga noteria në Prizren, ku fermerët rahovecas presin gjatë dhe malterohen për të kryer punë që do të duhej të ishin të vogla.

Njëri prej noterëve, në videon e publikuar, dëgjohet duke thënë se që ka shkuar për tre herë aty dhe nuk ka mundur të kryej punë.