
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec ka publikuar disa fotografi të fushës së re sportive në Opterushë.
Në përshkrimin e drejtorisë, thuhet se fusha shërben si vend argëtimi për nxënësit e mësimdhëniësit e shkollës, si dhe për të rinjtë e fshatit.

Në komunikatë thuhet:
Fusha sportive në Opterushë, investim i bërë nga Komuna e Rahovecit. 🥅🥇🥈🥉
Fusha shërben si pikë argëtimi, posaçërisht për nxënësit e mësimdhënësit e shkollës si dhe për të rinjtë e këtij fshati.
Pasioni dhe energjia nuk mungon në vendin tonë, ndërsa investimet në infrastrukturën sportive i mundësojnë të rinjëve tanë të vënë në pah potencialin ekzistues! 🤗
