Pamje nga aksidenti i 12 shkurtit në Dejnë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Dejnë të Rahovecit.

Në këtë aksident, i cili ka ndodhur më 12 shkurt, lëndime të rënda kanë pësuar dy punëtorë të kompanisë së pastrimit.

Siç dëshmojnë pamjet e siguruara nga KALLXO.com, punëtorët ishin duke mbledhur mbeturinat nga shtëpitë dhe lokalet përderisa kamioni ecte ngadalë në rrugën e fshatit.

Në një moment, përderisa dy punëtorët ishin duke qëndruar prapa kamionit vjen një veturë me shpejtësi të madhe nga prapa dhe i shtyp ata për kamioni.

Merret vesh se dy punëtorët e pastrimit kanë pësuar lëndime të rënda.

Për shkak se pamjet janë të rënda ftohen personat nën 18-vjeç dhe ata që janë të ndjeshëm të mos i shikojnë ato.

Reklama