Pamje apokaliptike nga Peja, era rrëzon çati e shkunjon pemët nga toka

Mbrëmë shumica e fshatrave e qyteteve të Kosovës janë mbuluar nga bora. Por jo edhe Peja. Ky qytet është goditur nga erëra të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Rrëzim të çative të shtëpive, xhama të thyer të shkollave, shkulje e pemëve, thyerje të veturave, shtylla elektrike të rrëzuara për tokë, janë vetëm disa nga dëmet e shkaktuara nga erërat e forta shkruan Reporteri.net.

Një qytetar nga Peja në rrjetet sociale ka publikuar foto ku tregon se si i gjeti disa lagje të Pejës të dëmtuara nga erërat mëngjesi i sotëm.

Ndërsa portali nga Peja, “Njëshi” raporton se tek Shkolla Ekonomike në Pejë stuhia dhe erërat kanë rrënuar çatinë e një Furre të bukës duke rrezikuar jetët e 4 zjarrëfikësve dhe të një bukëpjekësi punonjës.

Në Bashkësinë Territoriale ‘Rrokaqielli’ janë raportuar zjarre të lokalizuara në disa oxhaqe banesore. (Brigada e Zjarrëfikësve intervenon në kohë).

Në Bashkësinë Territoriale ‘Jarina’, gjegjësisht në oborrin e Shkollës së Muzikës ‘Halit Kasapolli’,era dhe stuhia ka shkulur dhe rrënuar një pemë duke rezikuar ekonomitë familjare aty. (Nuk shihen ekipet emergjente as policore).

Dëme të mëdha raportohet të jenë shënuar edhe në shatrat Dubovë dhe Gorazhdevc. (Të dhëna nga raportet e para jo-zyrtare).

Pjesë të mëdha të Pejës janë pa furnizim me energji elektrike.

              

Reklama