Pal Lekaj: Mosndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, gabim fatal nga Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025. Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes, ndërsa identifikon dy prioritetet afatshkurtëra, menaxhimin pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, si dhe dy prioritetet afatmesme, luftën kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Ajo që vërehet është se Qeveria Kurti nuk do të jetësojë planin e ish-kryeministri Ramush Haradinaj për ndërtimin e një Autostrade në zonën e Dukagjinit.

Nëse jetësohet plani i paraqitur, ajo autostradë nuk do të mund të ndërtohet në një periudhë të afërt, për shkak se të zotimet e qeverisë është paraparë vetëm zgjerimi i rrugës nacionale Istogu –Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. projekt ky që do të marrë disa miliona euro nga korniza afatmesme buxhetore.

Partia e cila ka dashur ta jetësojë Autostradën e Dukagjinit, AAK-ja e Haradinajt e quan gabim të madh mos ndërtimin e kësaj autostrade, për çka thonë se do ta pësojnë jashtëzakonisht shumë qytetarët.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Reporteri.net se ndërtimi i kësaj autostrade ishte alternativa e vetme për zhvillimin e këtij rajoni.

“Nga përspektivz ime ky është një gabim fatal, posojat të cilajt do t’i vuajnë banoret e Dukagjinit. Rajoni i vetëm në Kosovë që nuk ka lidhje me korridoret ndërkombëtare përmes rrugëve të shpejta është ky rajon. Dhe Autostrada e Dukagjinit është alternativa e vetme për zhvillimin e këti rajoni, nga Istogu në veri deri në malet e Sharrit në jug, qytetarët duhet t’i bëjnë për diku 90 kilometra rreth dy orë rrugë, dhe shkurtimi i kësaj kohe të humbur arrihet vetëm përmes autostradës që do rriste mundësit për investime dhe turizëm”, ka thënë Lekaj.

“Zgjerimi i rrugës kërkon shpronësime më të kushtueshme dhe rruga kalon përmes zonave bujqësore e të dërgon përmes qendrave të qyteteve dhe nuk arrihet objektivi për një udhëtim të shpejtë dhe të sigurtë”, ka thënë Lekaj.

Kujtojmë se Qeveria Kurti me të ardhur në pushtet e ka gjetur në tavolinë hartimin e projektit për Autostradën e Dukagjinit, për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar mbi 1 milion euro.

Reklama