Pagat në Zvicër: Kaq paguhet kuzhinieri, kopshtari, taksisti dhe diplomati

Pagat në Zvicër rriten vazhdimisht, derisa statistikat tregojnë edhe për dallimin ndërmjet këtij viti dhe atij të kaluar.

Lista e pagave tregon pagën e farmacistit, automekanikut, inxhinierit të ndërtimit, mjekut kryesor, asistentit dentar, luleshitësit, kopshtarit, mamisë, e deri te diplomati.

Sipas statistikave, në vitin 2019, ka ngritje të lehtë në paga në disa profesione, përcjell tutje Albinfo.ch.

Pagat mujore paguhen 13 herë në vit, të cilat janë paga bruto. Paga më e vogël është e taksistit me vetëm 3150 franga, derisa ajo më e larta është diplomat mbi 13 mijë franga.

Shumica e pagave janë llogaritur në fillim të karrierës apo më mirë të themi në vitin e parë të punës.

Profesioni 2019 – 2018

  • Taksist 3150 – 3150
  • Floktar 3800 – 3800
  • Kasap 4050 – 4050
  • Luleshitës 4050 – 4050
  • Kuzhinier 4195 – 4120
  • Automekanik 4450 – 4450
  • Shofer kamioni 4585 – 4535
  • Kopshtar 4700 – 4700
  • Farmacist 6900 – 6900
  • Mësuesit e sh. Fill. 7016 – 6961
  • Asistent Mjek 7548 – 7473
  • Ministër 9084 – 9084
  • Diplomat 13663 – 13555
Reklama