“Paga e Presidentes sa 40-fishi i një pensionisti”, reagojnë nga Presidenca

Nga presidenca e Kosovës, kanë reaguar pas raportimeve se presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani, ka një pagë rreth 4 mijë euro.

Këshilltari i presidentës Osmani, Bekim Kupina, ka reaguar pasi analisti Nexhmendin Spahiu ka deklaruar se presidentja paguhet sa 40-fishi i pensionit në Kosovë, duke pretenduar kështu se ajo merr pagë mujore rreth 4 mijë euro.

Kupina i ka quajtuar të paverteta këto, ndërsa ka treguar se paga që e merr presidentja është 2700 eruo dhe jo 4000 euro.

“Si një kontradiktor që është me qëndrime, analogjia le që është qesharake, por e nivelit mediokër. Secila analogji çalon, por kjo e z.Spahiu është e paparë. Thjesht është i pavërtetë pretendimi krahasimor i z.Spahiu. Matematika e tij shpërfaqë paaftësi në përllogaritje dhe në kuptimin e situatës në Ballkan. Paga që e merr Presidentja është 2700 euro (e jo 4000) dhe kjo e dhënë është publike. Ka dhjetëra persona në pozita të ndryshme publike që marrin pagë më të lartë se Presidentja, si institucioni më i lartë në vend”, ka shkruar në reagimin e tij Kupina. /Reporteri.net/

Reagimi i plotë:

Nexhmedin Spahiu, duke bërë propagandë të qëllimshme, ka deklaruar se Presidentja e vendit ka pagën sa 40-fishi i pensionit në Kosovë, pra ka pretenduar se paga e Presidentes është diku 4 mijë euro. Kjo është e pavërtetë dhe thjeshtë dëshmon qëllimet e tij tendencioze dhe dezinformuese.

Ai ka drejtuar kritika ndaj nivelit të pagës së Presidentes (pagë të cilën nuk e ka caktuar Presidentja Osmani) e në këtë kontekst ka lavdëruar presidentin e Serbisë, i cili sipas tij merr pagë më të ulët.

Si një kontradiktor që është me qëndrime, analogjia le që është qesharake, por e nivelit mediokër. Secila analogji çalon, por kjo e z.Spahiu është e paparë. Thjesht është i pavërtetë pretendimi krahasimor i z.Spahiu. Matematika e tij shpërfaqë paaftësi në përllogaritje dhe në kuptimin e situatës në Ballkan.

Paga që e merr Presidentja është 2700 euro (e jo 4000) dhe kjo e dhënë është publike. Ka dhjetëra persona në pozita të ndryshme publike që marrin pagë më të lartë se Presidentja, si institucioni më i lartë në vend.

Dihet se Presidentja ka vetëm një burim të ardhurash dhe drejton një institucion, në të cilin paratë e taksapaguesve trajtohen me përgjegjësi maksimale. Në të kundërtën, Vuçiqi mund ta marrë zyrtarisht një pagë të një niveli tjetër, porse mbetet i lidhur me bandat kriminale sikurse edhe nivel të lartë të korrupsionit. Serbia mund të ketë të hyra të shumta, porse i përdor për investime në ushtrinë e saj me armatim nga Rusia, duke e kërcënuar gjithë rajonin.

Z.Spahiu duke qenë se konsiderohet analist, do të duhej t’i dinte dhe të mos i shpërfillte këto fakte.

Duke i krahasuar dy presidentët, ndoshta ka mundësi t’i mësoj matematikat politike bazë, përpara se t’i krahasojë pensionet me veprimet ushtarake, të cilat bien ndesh me NATO-n.

Reklama