RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Osmani i ankohet Escobarit se Serbia po refuzon shpërbërjen e strukturave ilegale e kriminale në Kosovë

    19/10/2022 - 10:30
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi, por edhe për çështje të tjera që lidhen me vendin tonë.

    Ajo fillimisht i uroi mirëseardhje Escobarit dhe delegacionit amerikan, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovë.

    “Kjo mbështetje e fuqishme dëshmohet sa herë që Escobari e viziton vendin tonë, e njëkohësisht është rikonfirmuar edhe në diskutimet që kisha me presidentin Joe Biden dhe Antony Blinken gjatë pritjes së organizuar për liderët në New York. Historia dëshmon se angazhimi i ShBA-së në Kosovë e rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial”.

    “Sa më shumë angazhim të kemi nga aleati ynë më i fuqishëm, aq më të mira janë rezultatet sa i përket paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon. Për ne është e rëndësishme mbështetja e rrugës demokratike dhe euroatlantike të Kosovës nga aleatët tanë amerikanë. Në këtë drejtim vura në pah edhe përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për t’i ndërmarrë hapat konkretë për anëtarësim konkret në strukturat atlantike”, tha ajo.

    Pas takimit me Escobarin, Osmani tha se Kosova është e gatshme ta rrisë edhe më shumë angazhimin dhe përkushtimin në mënyrë që të intensifikohet procesi i dialogut.

    “Diskutuam për nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kam ritheksuar se Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala konstruktive në këtë proces e poashtu është e gatshme ta rrisë edhe më shumë angazhimin e saj dhe gatishmërinë e saj në mënyrë që të intensifikohet procesi i dialogut”, u shpreh presidentja Osmani.

    Presidentja ndër të tjera tha se me Escobarin ka shprehur shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë.

    “Shfrytëzova rastin për ta shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë dhe të frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga qeveria e ShBA-së. Jo vetëm që Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë këto struktura kriminale, por në fakt vazhdojnë t’i mbështesin financiarisht dhe politikisht. ShBA-ja s’ka aleat më të madh se Kosovën, ne mund të jemi vend i vogël, por duke punuar për së afërmi me partnerët tanë amerikanë do të vazhdojmë të përparojmë me të arritura të mëdha”, theksoi presidentja Vjosa Osmani gjatë konferencës për media me Escobarin. /Klankosova.tv

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.