Osmani: Hoti nuk e di se çka flet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur si arrogant kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Osmani iu kundërpërgjigj disa deklaratave të Hotit.

E para e Kuvendit tha se shefi i ekzekutivit nuk e di se çka flet.

Ajo kërkoi nga kryeministri që në takimin e sotëm në Bruksel mos të hap tema që dëmtojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Vjosa Osmani, tha se është duke diskutuar për mundësitë e thirrjes së një seance ku do të raportonte kryeministri për marrëveshjen e Washingtonit.

Kryetarja e Kuvendit këto deklarata për media i bëri pasi mori pjesë në një aktivitet për ndihmë juridike falas.

Ndër të tjera ajo e akuzoi Hotin edhe për mungesë transparence në dialogun Kosovë-Serbi.

Reklama