Osmani: Delegacioni nuk arriti t’i sjellë vendit ato që i premtoi, as njohjen e ndërsjellë me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi i delegacionit kosovar nuk ka arritur t’i sjell vendit ato që i ka premtuar nga marrëveshja që është nënshkruar.

Sipas saj ata nuk i kanë sjell vendit njohjen e ndërsjellë me Serbinë dhe Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani).

“Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
Rezultate konkrete për të pagjeturit
Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Samstag, 5. September 2020

 

Reklama