Organizohen garat reli pas 20 vitesh, merr pjesë edhe Rahoveci

Drejtoresha për Rini, Kulturë dhe Sport, Bjondina Kleçka, ka njoftuar se  klubi “SHAM AK Prizreni D&G” që merret me organizimin e garave me makina, në 20-vjetorin e garës së parë të mbajtur në Kosovë, do të organizojë një tjetër garë, ku ajo thotë se do të marrë pjesë edhe Rahoveci.

“20 vjet nga gara e parë e auto sporteve dhe SHAM AK Prizreni D&G të cilët bartin flamurin e themeluesit të auto sporteve në Republikën e Kosovës vendosi të organizoj reli-un në 20 vjetor, me shpresë që ky reli tash e tutje të bëhet tradicionale dhe të organizohet çdo vjet, ndërsa komuna e Rahovecit po merr pjesë për herë të parë në këtë garë sportive”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, karakteri turistik i relit jep mundësi dhe kontribut për prezentimin e komunave.

“Në këtë rast nga itinerari i Reli-ut pasojnë kalime dhe marketing sportive në Komuna: Rahovec, Malishevë, Drenas dhe Skenderaj, duke synuar masovizimin dhe gjetjen e talenteve të këtij sporti, mu nga vendet ku nuk e kemi të zhvilluar këto lloje të aktiviteteve”, ka shkruar tutje Kleçka.

Ajo ka thënë se në fund të këtij reli do të ndahen mirënjohje për secilin pjesëmarrës dhe shpërblime për vendet e para.

“Janë siguruar mjete të nevojshme për këto gara, dhe komuna e Rahovecit është në mbështetje të këtij aktiviteti. Shihemi ne relin “Erdhem Bac””, ka shkruar në fund ajo.

Linku per regjistrim: http://kstiming.com/ErdhemBac.php

 

Reklama