Opterusha përfiton edhe një projekt komunal, përroskës që rrezikon ujin e pijshëm do t’i bëhet zgjidhja

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka autorizuar Drejtorinë e Urbanizmit të kësaj komune që të merret  me mbrojtjen e burimit të ujit të fshatit Opterushë nga përroska e fshatit.

Tashmë, kompania për hartimin e projekteve ka nisur punën bashkë me komunën për gjetjen e një zgjidhjeje.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar për këtë projekt.

“Banorët e Opterushës edhe me një projekt të ri kapital! Duke e parë nevojën imediate për mbrojtjen e burimit të fshatit (Ujit të pijshëm) kryetari i komunës z.Smajl Latifi, ka autorizuar Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit që së bashku me kompanine për hartimin e projekteve, të bëjë detyrat projektuese të projektit detal të përroskës së vendbanimit Opterushë. Vazhdojmë me punë!”, ka shkruar ai. /RahoPress/

Reklama